Shqiptarët nuk pyesin për supergjobat! 740 shoferë të ndëshkuar për rripin e sigurimit (Video)

740 drejtues makinash janë ndëshkuar nga policia Rrugore gjatë 24 orëve të fundit për mos vendosje të rripit të sigurimit. Kujtojmë që gjobat janë shumëfishuar në vlerë me ndryshimet që ka pësuar Kodi Rrugor.

Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme në të gjithë vendin janë vendosur 2.102 masa administrative gjithsej për shkelje të ndryshme.

Janë arrestuar 2 drejtues mjeti në gjendje të dehur.

Janë pezulluar gjithsej 108 Leje Drejtimi, nga këto 17 për alkool, 80 për shpejtësi dhe 11 për semafor e shkelje të ndryshme.

Janë vendosur 53 masa për mos vendosje të kaskës mbrojtëse

44 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit

Si dhe 266 masa administrative për shpejtësi.

Si dhe pjesa tjetër për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Temat
LajmeRajon

Të afërta