Putin: Terroristët po rigrupohen pas armëpushimit në Siri

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se terroristët janë duke e shfrytëzuar armëpushimin e tanishëm në Siri për t’u rigrupuar.
Ai ka thënë se Shtetet e Bashkuara, të cilat sipas tij përkrahin disa grupe rebele, kanë qenë më të fokusuar në mbajtjen e kapacitetit të ushtrisë së saj, se sa në përçarjen e grupeve terroriste, raporton BBC, përcjell Express.

Presidenti Putin i bëri thirrje Uashingtonit që të bëjë një marrëveshje publike për armëpushim.

Në kohën e fundit po rriten tensionet në mes dy fuqive botërore, ShBA-ve dhe Rusisë për terroristët dhe të dy palët hezitojnë të ofrojnë ndihmë.

Në një paraqitje televizive gjatë një vizite në Kyrgyzstan, Putin ka thënë se Moska po i kryen obligimet e saja pas tërheqjes së përkohshme të militantëve islamikë, dhe se qeveria siriane është shumë e qëndrueshme në marrëveshje.

Por, ai ka thënë se SHBA duket sikur po provon t’i mbajë në konflikt me qeverinë militantët islamikë, duke shtuar se kjo është një rrugë e rrezikshme.

Temat
BotëLajme

Të afërta