Pronari i avionit në Ishëm zbardh mashtrimet e pilotit italian: Na tha se do shkonte në Leçe, ja çfarë ndodhi

Rrëzimi i avionit “Piper” në Ishëm të enjten e 15 shtatorit e ka mërzitur së tepërmi Presidentin e “Aero Club Savona”, Mauro Zunino.
Në këtë kompani, piloti Guido Andrea Guidi ishte prej 3 vitesh instruktor.Pre sidenti i “Aero Club Savona” thotë se piloti italian nuk i kishte kërkuar leje që të vinte në Shqipëri.

“Guido s’më ka kërkuar leje që të vinte në Shqipëri. Ai kërkoi mori avionin për të udhëtuar mbi Lecce. Asnjë pilot tjetër i shoqërisë s’ka udhëtuar në Shqipëri” thotë ai. “Nuk e dimë se çfarë ka ndodhur me avionin tonë që ishte krenaria e klubit, kishte 800 orë fluturim. Nuk kemi marrë asnjë telefonatë nga organet e policisë, ato diplomatike apo nga vetë piloti që iu bashkua klubin tonë prej 3 vitesh” shton me tej Mauro Zunino.

Ndërkaq edhe Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar kanë argumentuar se avioni i rrëzuar në Ishëm nuk kishte leje për të fluturuar në hapësirën ajrore të Shqipërisë.

Temat
LajmeRajon

Të afërta