Prizreni harxhoi gati 10 mijë euro për rrobat e zyrtarëve (DOKUMENT)

Që qytetarët e komunës së Prizrenit të duken bukur do të vishen me rroba të veçanta të cilat do tu blihen atyre nga kreu i kësaj komune, Ramadan Muja.

Kjo ngase komuna e Prizrenit do t’i shpenzojë rreth 9 mijë e 877 euro nga buxheti i saj, për ta veshur stafin e komunës.

Në përshkrimin e kontratës të publikuar në Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik, thuhet se me anë të këtij tenderi do të bëhet furnizimi me “Furnizim me uniforma (rroba pune) për zyrtarët e pritëse në Prizren”, transmeton Gazeta Express.

Operatori ekonomik, ‘Euro Nikqi”, do ti sjellë veshjet për zyrtarët prizrenas, të cilët do të mund t’i veshin ato pas datës 14 të këtij muaji mund ti veshin ato.

kjo1_1474113984-7446080

kjo2_1474114008-3865459

Temat
LajmeVend

Të afërta