Papa evropianëve: Mirëpritni refugjatët në shtëpitë tuaja, kështu jemi më të sigurt ndaj rrezikut të terrorizmit

Papa Françesku i ka inkurajuar evropianët që t’i mirëpresin refugjatët, duke thënë se mikpritja e mirëfilltë është siguria më e madhe ndaj akteve urrejtëse të terrorizmit.
Papa i bëri këto komente duke folur sot para ish-nxënësve të shkollave të jezuit në Evropë, të cilët gjenden në Romë për të marrë pjesë në një konferencë për refugjatë, transmeton Express.

“Ju inkurajoj që t’i mirëprisni refugjatët në shtëpitë dhe komunitetet tuaja, në mënyrë që përshtypja e tyre e parë për Evropë mos të jetë përvoja traumatike e të fjeturit në të ftohtë nëpër rrugë, por në ngrohtësi të mirëpritjes,” ka thënë Papa.

o-pope-francis-facebook_1474116536-8373362

Temat
BotëLajme

Të afërta