Pacolli: Është gënjeshtër, s’do të jem kandidat i PDK-AKR për Prishtinën

Lideri i AKR’së, Behgjet Pacolli ka demantuar një tekst të një medie në Kosovë, e cila ka shkruar se ai mund të jetë kandidat i PDK’së e AKR’së në zgjedhjet e ardhshme për Kryetar të Prishtinës.
Në një bisedë të shkurtër për Express, Pacolli ka thënë se ky tekst është i qëllimshëm dhe po bëhet për ë dëmtuar rrugëtimin e AKR’së në skenën politike të Kosovës.

Kjo është një gënjeshtër që vjen prej thashethemeve. Është gënjeshtër për të dëmtuar AKR’në. Pas manifestimit që pata”, ka treguar Pacolli.

Ka thënë se kjo medie ka thënë një të pavërtetë për shkak se i janë frikësuar takimit që kishte pasur në shtëpinë e tij me qytetarët e Kosovës.

“Është tendencioze. Pas sukseseve të njëpasnjëshme në rrugëtimin e AKR’së. Sigurisht tubimi im me rininë e Kosovën në oborrin tim iu ka penguar shumë”, ka shtuar ai.

Koha Ditore ka raportuar sot se Pacolli mund të jetë kandidat i një koalicioni të mundshëm mes PDK’së e AKR’së. Tekstin e kanë shkruar duke u bazuar në burime anonime.

Temat
Vend

Të afërta