Musliu: Grabovci është i pastër moralisht, është normale ta thirrin militantët

Të gjitha përgjimet e “Pronto 2” nuk kanë hyrë fare në veshin e Ganimete Musliut, sepse nuk ka dashur t’i dëgjojë. Por në anën tjetër ajo thotë se Grabovci do ta kalojë këtë sfidë.

Ajo shprehet shumë e sigurt për veprat e Grabovcit, transmeton Koha.net.

“Unë e njoh që nga paslufta dhe kam dëgjuar për veprat e tij. Unë e di se ai do ta kalojë edhe këtë sfidë pa problem”, ka thënë Musliu në “Interaktiv” të KTV-së.

Ajo ka thënë se Grabovci është i pastër moralisht dhe është normale ta thirrin militantët.

“Roli i shefit të grupit parlamentar është koordinues. Dhe njerëzit e thirrin për ndihmë.

Është e drejtë që edhe militantët partiakë t’i drejtohen shefave të grupit parlamentar”, ka shtuar Musliu.

Temat
LajmeVend

Të afërta