Lirohet Azem Syla

jyqtarja e procedurës paraprake Jennifer Seal, ka vendosur ta refuzojë kërkesën e prokurorit të EULEX-it për paraburgimin e Azem Sylës dhe ka marrë vendim që ta lirojë atë menjëherë.
Ndaj tij ka mbetur në fuqi masa që ishte dhënë më herët që të lajmërohet një herë një javë në polici.

Avokati i Azems Syles, Tom Gashi ka treguar për Gazetën Express se nga këto momente Syla është i lirë nga masa e paraburgimit.

“Është refuzuar kërkesa e prokurorit te Eulexit për caktimin e paraburgimit dhe me vendimin e Gjyqtares se Eulexit është vërtetuar qe Z. Azem Syla nuk ka ndikuar dhe nuk ka tentuar të ndikoj tek dëshmitaret e mbrojtur”

Gashi ka thënë se arrestimi i djeshëm i Azem Syla ka qenë skandaloz, i pa nevojshëm, dhe krejtësisht i pa ligjshëm.

” Syla një herë në javë do të paraqitet në polici”.

Syla ishte arrestuar të premten me urdhër të prokurorit të Eulex-it, me arsyen se ai ka tentuar të ndikoj të dëshmitari i dytë i mbrojtur në rastin e njohur si “Toka”.

Temat
Vend

Të afërta