Kapen dy kosovarë në arat e mbjella me misër në kufirin Serbi-Rumani

Policia rumune ka arritur që të kap dy kosovarë të cilët kishin tentuar që të kalonin ilegalisht në këmbë kufirin nga Serbia për në Rumani, e që synim kishin ndonjë vend tjetër evropian.

Mëngjesin e sotëm, rreth orës 08.40, “Attica”, që është operatori i Sistemit të Mbikëqyrjes kufitare, ka vënë re lëvizje në fushat e mbjella me misër afër kufirit.

Siç njofton policia kufitare rumune, transmeton Koha.net, rojat kufitare kanë ndërmarr një aksion, së bashku me zyrtarë policorë të stacionit policor të Sannicolau Mare, duke kapur kështu dy personat e të cilët i dërguan më pas në stacionin e Policisë Kufitare për t’u marrë në pyetje.

Pas marrjes në pyetje, është kuptuar se dy të dyshuarit ishin nga Kosova, të moshës 20, respektivisht 25 vjeçare. Ata i kanë thënë policisë kufitare rumune se kanë kaluar nga Serbia në këmbë, me qëllim që të mbërrijnë në ndonjë vend të Evropës Perëndimore.

Nuk specifikohet se çfarë ka ndodhur më pas me ta. Ajo që bie në sy në fotografitë e publikuara nga Policia rumune të dy kosovarëve të ndaluar, është se ata dukeshin në disponim të mirë.

20160917184956408_1474131838-1326437

20160917185007205_1474131832-7926974

20160917185015611646_1474131825-7373501

Temat
LajmeRajon

Të afërta