Ja çfarë thotë Nuri Seferi për meçin me Firal Arslan

Nuri Seferi ka thënë se është përgatitur maksimalisht për meçin me Firal Arslan.

Boksieri shqiptar Nuri Seferi, do të ndeshet me Firat Arslan, ishe kampion bote edhe sfidues i kampionëve të mëdhenj të botës.

Seferi ka thënë se është i përgatitur maksimalisht për meçin që do të zhvillohet të shtunën në Goppingen të Gjermanisë, përcjell Gazeta Express.

“Jam i përgatitur maksimalisht për këtë meç. Besoj se jam në formën e duhur dhe do t’ia dal në këtë ndeshje. Kundërshtari është 45 vjeç? Nuk ka aspak rëndësi kjo në boks. Nëse je mirë i përgatitur fizikisht s’ka rëndësi mosha”, tha Seferi.

“Pikat e forta të tij janë kokëfortësia, fiziku, qëndrueshmërinë e shumë gjëra. Megjithatë unë jam përgatitur për gjithçka pasi do të jetë një sfidë e vështirë. Do të tentoj t’i shfrytëzojë gjitha aftësitë e mia që në fund të jem fituesi”, shtoi ai.

Temat
Sport

Të afërta