“Ishmi aeroport, 50 % më lirë se Rinasi” (Foto)

Aleanca KuqeZi gjithmonë zgjedhe të ironizojë zhvillimet e ndezura politike në vend përmes protestave simbolike.
Edhe këtë të shtunë, aktivistë të saj protestuan në hyrje të aeroportit të Rinasit kundër trafikut të drogës nga ajri.

“Trafikantët po ndërtojnë aeroporte më shumë se shteti”. “Aeroporti i Ishmit ofron 50% ulje biletash.” “T’i kërkojmë trafikantëve të na hapin disa aeroporte se Shqipëria ka biletat ajrore më të shtrenjtat në Europë. Pasagjeret të shkojnë në aeroportin e Ishmit se u del më lirë.” “Shqipëria mbjell më shumë hashash se grurë” ; ishin këto disa nga ironitë e tyre.

Dy ditë më parë një avion u rrëzua në grykëderdhjen e Ishmit, ndërsa piloti italian ka pranuar se kishte ardhur në Shqipëri të testonte një pistë të ngritur në atë zonë, me qëllim që një muaj më pas të trafikonte kanabis drejt Italisë.

14333815-10210801148245678-3104234078500746970-n-1_1474117646-4564076

Temat
Vend

Të afërta