Horoskopi për ditën e sotme, e shtunë 17 shtator 2016

Dashi – Me Hënën në shenjën tuaj jeni protagonist të ditës së sotme. Edhe Urani bën të vetën, duke ju ftuar të merrni pjesë në aktivitete të këndshme. Merrni vendime të rëndësishme dhe do të keni sukses në çdo ambient, duke filluar nga ai sportiv. Dominoni skenën dashurore me gjallëri. Në çift temperatura është vërtet e lartë.

Demi – Nuk është momenti të sfidoni tersin, të bëni blerje të shfrenuara, të bëni prova force me partnerin. Shtyjini vendimet tuaja për momente më të lehta. Më mirë të zgjidhni një të shtunë të qetë, larg nga zhurmat, nga problemet dhe fytyrat e përhershme. Ndjenjat nuk janë me pesë yje, por nuk mund të ankoheni për erotizmin tuaj. Flini në orën e duhur.

Binjakët – Harmonike Hëna tek shenja juaj që iu dhuron forcë dhe qartësi. Pas një grindjeje me partnerin/en, më në fund gjithçka është e qartë. Një letër apo një bisedë e sinqertë, ringjall ndjenjat dhe konfirmon qëllimet. Hiqini të gjitha armët tuaja joshëse dhe askush nuk do ta kujtojë fytyrën tuaj. Nëse jeni beqarë, dita ju lejon të nisni histori të pasura me pasion.

Gaforrja – Semafori në rrugën tuaj është i ndezur tek e kuqja. Mos u shpërqendroni nga yje të dyshimta dhe përpiquni të arrini qëllimet tuaja. Kuroni imazhin tuaj social, ndiqni me kujdes programet dhe projektet e kësaj të shtune. Dëshirë për dashuri dhe përkëdhelje? Provoni të hidhni hapin të parët dhe do të merrni çfarë dëshironi, ose edhe më shumë. Ngadalësoni ritmet.

Luani – Do të jetoni një të shtunë në relaks, duke lënë mënjanë momentalisht çdo problem për t’iu dedikuar vetëm kujt ju sjell kënaqësi. Shumë prej jush do të udhëtojnë. Por kujdes me financat! Mund të harxhoni shumë. Për t’u hidratuar bëni mirë të pini shumë ujë, gjë që është thelbësore për ju.

Virgjëresha – Shëndeti mund të mos jetë në maksimum, por mos u ankoni për ndonjë shqetësim të vogël. Me një dietë të mirë dhe me pak më shumë relaks do të ktheheni shpejt në formë. E rëndësishme është të mos e lini pas dore mirëqenien tuaj. Fantazia dhe imagjinata do të jenë aleatët tuaj në krijimin e një raporti më gjithëpërfshirës e të ndritshëm. Mund të sheshoni kështu konfliktet e kohëve të fundit me partnerin.

Peshorja – Hëna sinjalizon të reja dhe të papritura që gjithsesi do të dini t’i përballoni me eficencë në pavarësi të plotë, pa kërkuar ndihmën e askujt. Rezistojini dyshimeve! Nëse ju ndodhin disa pengesa, nuk është e thënë që të jenë të planifikuara nga dikush. Ndonjë mëzitje në shtëpi nuk do t’ju lejojë të argëtoheni e të dilni me shoqërinë.

Akrepi – Hëna e heshtur është transit në kampin e gjashtë, atë të rutinës dhe detyrave. Nëse keni çështje personale ose të shtëpisë për të cilat duhet të nxitoni, sot është dita e duhur. Në sferën private jeni të aftë të përzieni në dozën e duhur butësinë dhe pasionin dhe kjo nuk është për t’u nënvlerësuar. Moment ideal për të shkuar në palestër ose për të praktikuar ndonjë sport.

Shigjetari – Yjet ju dhurojnë humor të mirë dhe mundësi për të mos u humbur. E shtunë vërtet intriguese për dashurinë, sidomos nëse jeni beqarë. Një takim romantik ka të gjitha mundësitë për t’u konsoliduar me kalimin e kohës. Nëse jeni në çift përgatituni për një natë me lëvizje. Performanca të shkëlqyera në sport.

Bricjapi – Semafor i kuq sot për ju me mungesën e harmonisë mes Hënës dhe Jupiterit. Gjithçka e bllokuar, pengesa nga persona dhe situata që nuk mund të kaloni dhe pikërisht për këtë irritoheni tej mase. Gjallëria juaj është në rënie, sidomos nëse ndodheni pranë njerëzve që jua thithin energjinë si vampirë. Kujdes me dietën ushqimore! Pjatat shumë të pasura ju bllokohen në stomak dhe ju ngrenë kolesterolin.

Ujori – Ditë me lëvizje. Mund të gjendeni midis njerëzve simpatikë dhe interesantë, me të cilët mund të bëni disa çmendurira emocionuese siç ju pëlqejnë ju. Shigjetat e Kupidit mund t’ju rezervojnë surpriza. Bëni kujdes pra nga “goditjet e rrufeve”, këtë herë viktima mund të jeni pikërisht ju. Surpriza të mrekullueshme për t’u zbuluar dhe shijuar.

Peshqit – Nuk do të mungojë ndonjë moment nervozizmi i provokuar nga ndonjë problem shëndetësor kalimtar, nga një e papritur, nga një dalje e konsiderueshme parash, apo nga ndonjë angazhim që do t’ju marrë gjithë kohën dhe energjitë tuaja. Interesa sportive, mbi të gjitha për motorët dhe makinat.

Temat
Fun

Të afërta