Javën e ardhshme, më 21 shtator, kompania kineze LeEco do të prezantojë smartfonin e saj të ri të avancuar, Pro 3.
Gjatë kësaj jave janë shfaqur disa fotografi përmes së cilës janë “konfirmuar” specifikat kyçe të LeEco Le Pro 3 në dy versione, njëri me 6 gigabajt RAM memorie dhe tjetri me 8 gigabajt, transmeto Koha.net. Prandaj, LeEco Pro 3 është smartfoni i parë në botë me 8 gigabajt RAM memorie.
Ndërsa tani, janë shfaqur fotografitë e reja në të cilat shihet pamja reale e LeEco Pro 3.

Siç mund të shohim nga fotografitë e reja, Le Pro 3 vjen me trup tërësisht nga metali, skanerin për gjurmë të gishtave i vendosur në pjesën e pasme nën kamerë, si dhe butoni për kyçje/ç’kyçje dhe butonat për kontroll të zërit janë të vendosura në anën e djathtë të smartfonit.

