Barcelona bombardon Leganesin, del e para në La Liga (Video)

Barcelona ka shënuar fitore ndaj Leganesit me rezultat të thellë 1:5
Ekipi i Luis Enriqes e ka harruar shpejtë humbje nga Alaves (2:1), të cilën e pësoi javën e kaluar në La Liga.

Kampioni i Spanjës ka shënuar fitore ndaj Leganesit me rezultat të thellë 1:5, shkruan Gazeta Express.

Golat për ekipin nga Camp Nou i kanë shënuar Lionel Messi (15 dhe 55), Luis Suarez (31), Neymar (44) dhe Rafinha (64-të).

Kurse, golin e vetëm për vendasit e ka shënuar Gabriel, dhjetë minuta pa përfunduar takimi, nga gjuajtja e lirë.

Pas kësaj fitore Barcelona është ngjitur në krye të tabelës me 9 pikë të tubuara, sa ka edhe Real Madridit, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.

https://youtu.be/SVQL9PLfgrQ

Temat
BotëSport

Të afërta