Veseli: Kosova ka vetëm një të ardhme dhe ajo është e ardhmja evropiane

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka pritur sot në takim njoftues shefen e re të Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.
Në takim u bisedua për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian dhe hapat që ka ndërmarrë Kosova në rrugëtimin e saj të integrimit, të formalizuara edhe me nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit.

Veseli ka shfaqur besimin e tij se shumë shpejt do të finalizohet edhe procesi i liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Më poshtë mund ta lexoni komunikatën e plotë.

“Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim njoftues shefen e re të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë/Përfaqësuesen e Posaçme të BE-së, Nataliya Apostolova, të cilën e uroi për detyrën e re, duke i ofruar, njëkohësit, bashkëpunimin e plotë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Në takim u bisedua për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian dhe hapat që ka ndërmarrë Kosova në rrugëtimin e saj të integrimit, të formalizuara edhe me nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit.

Kreu i legjislativit tha se Kosova ka vetëm një të ardhme dhe ajo është e ardhmja evropiane e saj.

Kosova, shtoi Veseli, i takon Evropës dhe shumë shpejt do të jetë pjesë e Bashkimit Evropian. Ai shfaqi zotimin se Kosova do të punojë maksimalisht në rrugëtimin saj të integrimit evropian.

“Jemi të vetëdijshëm për sfidat të cilat i kemi. Do t’i kryejmë të gjitha obligimet të cilat i takojnë Kosovës në rrugëtimin e saj drejt BE-së. Prioritet yni është forcimi i ekonomisë dhe shtetit ligjor, si dhe lufta kundër korrupsionit e krimit të organizuar. Do të vazhdojmë procesin e dialogut të brendshëm dhe njëkohësisht me të gjithë fqinjët, për arsye se është në interesin e shtetit tonë dhe partnerëve tanë, SHBA-së dhe BE-së”, theksoi kryetari Veseli.

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuesja e Posaçme të BE-së, Nataliya Apostolova, nga ana e saj, falënderoi për mundësinë që të takojë kryetarin e Kuvendit të Kosovës, duke e siguruar atë për përkrahjen e Zyrës që ajo drejton, në detyrën e tij në krye të Kuvendit të Kosovës.

Ajo tha se në kulturën dhe sistemin e BE-së, Parlamenti luan një rol shumë të rëndësishëm. Në këtë drejtim, ajo përmendi faktin që pas nënshkrimit të MSA-së, ishte Parlamenti Evropian institucioni i parë që zhvilloi takim me Kuvendin e Kosovës. Ajo tha se do të punohet bashkërisht në implementimin e MSA-së.

“Jemi këtu që t’u përkrahim me programe të ndryshme. Jemi investitori, partneri tregtar dhe donatori më i madh i Kosovës, dhe jemi mbështetësit tuaj politikë. Do të punojmë gjithashtu, në liberalizimin e vizave. Pres me padurim një vizitë të mundshme të kryetarit të Kuvendit në Bruksel, për të diskutuar më tej këtë çështje”, theksoi Apostolova”, thuhet në komunikatën drejtuar mediave.

14358662_647414825433727_8987629015382422580_n

14390893_647414828767060_4814383616958685140_n

kryetari-veseli-priti-ne-takim-shefen-e-re-te-zyres-se-be-se-ne-kosove-2c-nataliya-apostolova-1_1474034437-1082083-1

Temat
LajmeVend

Të afërta