Të hënën në Mitrovicë ‘mbahet mësim’ para shkollës së pa ndërtuar

Këshilli Drejtues i shkollës së mjekësisë, me iniciativën e Këshillit të prindërve duke pasur parasysh moskrijimin e kushteve për fillimin e vitit shkollor si dhe shqetësimin dhe revoltën e drejtë të nxënësve , mësimdhënësve , prindërve dhe opinionit publik , kanë vendosur unanimisht më 19.09.2016, ditë e hënë, të shkohet para objektit të ri shkollor për të mbajtur një orë mësimore në ambient të hapur.

Kjo, sipa tyre, raporton lajmi.net, do të bëhet me qëllim për të shprehur kërkesën që të mbajnë mësim në kushte normale dhe njëherit të shprehin pakënaqësinë e tyre rreth moskryerjes së punimeve me kohë në këtë objekt shkollor.

Lajmi.net një ditë më parë ka raportuar për gjendjen në këtë shkollë.

Nuk duhet harruar se ministri i Arsimit, Arsim bajrami kohë më parë, pas një takimi me kreun e Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtirin, drejtorin e DKA-së në Mitrovicë, Pajazit Hajzeri dhe drejtorit të shkollës Gani Rama, pati deklaruar punimet në shkollë do të përfundojnë më datë 10 shtator 2016 kur edhe do të lëshohet shkolla për mësim.

Kjo nuk ka ndodhur dhe duke mos patur mundësi që mësimin të zhvillohet në shkollën teknike, për shkak të hapësirës fizike, ku deri më tash kanë mbajtur mësimin.

Temat
LajmeVend

Të afërta