Parashikimi i motit: Për vikend verë, nga e hënë vjeshta e vërtetë

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), vendi ynë gjatë këtyre dy ditëve të vikendit do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion relativisht të ulët atmosferik.
Në këto kushte do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat ditën e diele vende-vende do të shoqërohen me riga shiu.

Temperatura minimale do të lëvizë ndërmjet 9-11 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 26-28 gradë Celsius. Shtypja atmosferike do të shënoj ulje të ndjeshme, nën vlerat e normales. Do të fryjë erë nga jugperëndimi me shpejtësi deri 9m/s.

Java e ardhshme ( kryesisht tri ditët e para)do të ketë kushte tjera meteorologjike, shi, erë dhe ulje të temperaturave në të dy vlerat ekstremale.

vjeshtatt-650x358

Temat
Vend

Të afërta