Në Hagë ishte prokurore në ndjekjen e Haradinajt dhe Limajt, në Prishtinë Kryetare e Trupit Gjykues ndaj Limajt

Sot mbrojtja e Fatmir Limajt ka paraqitur kërkesën për përjashtimin e Gjykatëses Marie Tuma nga procesi në rastin e MTPT-së. Mbrojtja e Limajt kërkesën e saj e argumentoi duke sjellë fakte se si gjykatësja Marie Tuma ka qenë prokurore në ekipin e prokurorëve kundër UÇK-së dhe pjesëtarëve të saj në Tribunalin e Hagës
Avokati i Limajt, Khan kërkesën për përjashtim të gjyqtares e arsyetoi me të kaluarën e saj. Tha se Tuma ishte pjesë e Prokurorisë së Tribunalit të Hagës në ndjekjen penale të ish-komandantëve të UÇK-së Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj.

14393343-10202132976003728-2138905420-o_1474031583-665320

Gjatë argumentimit të kërkesës së saj, mbrojtja e Limajt solli dëshmi se ajo ka qenë prokurore së bashku me Carla del Ponte në rastin kundër Limajt dhe Haradinaj në Hagë. Duke u bazuar në këto fakte, mbrojtja tha se gjykatësja dhe ky trup gjykues nuk mund të jenë të pa anshëm dhe rrjedhimisht duhet përjashtuar nga procesi gjyqësor, raporton Indeksonline.

Argumentet e mbrojtjes të cilat u paraqitën sot gjatë shyrtimit gjyqësorë janë, se si pjesë e ekipit të prokurorëve të Hagës, kjo gjykatëse dhe ekipi i saj kanë deklaruar se e konsiderojnë si humbjen më të madhe të tyre që nuk kanë mundur ta dënojnë Limajn dhe Haradinajn në Hagë.

Se si gjykatësja Marie Tuma nuk mund të jetë e pa anshme në këtë proces, mbrojtja solli edhe argumentin se si kjo gjykatëse asnjëherë nuk kishte treguar se ka qenë prokurore kundër Limajt dhe Haradinajt në Hagë. Ky fakt vetëm sa e përforcon bindjen se kjo nuk mund të ruaj pa anësinë në këtë proces ashtu siç është e përcaktuar me kodin e procedurës penale, tha mbrojtja e Limajt./Indeksonline/

Temat
Vend

Të afërta