Luana Vjollca padashje konfirmon se ‘lexon’ librin mbrapsht (Foto/Video)

Luana Vjollca e ktheu telefonin mbarë dhe postoi një fyerje në Snapchat. Kështu, gabimin me librin e kthyer mbrapsht, ajo së paku e përmirësoi me telefon.

Një ditë më parë, Luana, bjondina e kthyer në brune, e publikoi një foto në rrjetin social në fjalë, me pretendimin se po lexon diçka.

Por nga fotografia e saj u kuptua se librin e kishte vënë në prehër, thjeshtë për dekor, pasi ai ishte i kthyer mbrapsht.

Lajmi.net raportoi për këtë gafë të Luanës, e cila megjithëse në ekran duket si luaneshë, në Snapchat, reagoi si diçka tjetër. Ajo tentoi të demantojë gazetarët, duke i fyer.

14384090_10154500598939362_424066694_n

Gazetarët i quajti injorantë e në mënyrë indirekte edhe të verbër. “Për ata që nuk shohin mirë”, shkroi Luana në Snapchat. “Nuk e di a është dashakeqësi apo jeni vërtetë kaq injoranta”, shkroi ajo.

Bashkë me fyerjet, Luana pretendon se librin e ka në prehër duke e lexuar dhe se ai nuk është së prapthi.

Por ajo, femra e bukur e ekranit, mund të ketë menduar gjithçka, por jo faktin se askush nuk ia ka inat.

Thjesht, meqë tenton me gjithçka të jetë në qendër të vëmendjes, qoftë edhe duke kënduar pa pasur zë, edhe gafat kur bën, duhet t’i kapërdijë. Sikurse në këtë rast, që ‘lexon’ me librin e kthyer së prapthi!

Si dëshmi, zonjusha nga Tirana ka vënë rrathë të kuq tek ata që ajo pretendon se janë numrat e faqes së librit e që janë vënë poshtë.

14389039_10154500598909362_1866817999_n

Por ky rezulton një tentim i dobët për dematim dhe nxjerr në pah faktin se ajo jo vetëm që nuk ka qenë duke lexuar, por nuk e di as si duken librat nga brenda. Apo ndoshta ka harruar nga shkolla fillore!

Nuk ka libër që fjalia i fillon në fund të faqes. Fjalia, zakonisht mund të përfundojë në fund të faqes, në mes apo edhe në fillim të rreshtit të ri.

Ka mundësi që Luana të mos e dijë, por ka shumë libra që numrat i kanë edhe në krye të faqeve, dhe logjikisht, kur kthehet së prapthi, numrat dalin poshtë.

Sa për ilustrim, po japim shembullin e librit të autores Drita Halimi-Statovci, me titull “Nga djepi në përjetësi’.

14356054_10154500598924362_994648564_n-2

14389950_10154500598914362_1642285596_n-600x800

Nëse libri kthehet mbrapsht, atëherë numrat e faqeve dalin poshtë.

Sidoqoftë, prezantuesja e cila vetën mundohet ta afirmojë si këngëtare, është më mirë që kur bën gafa të tilla, t’i kalojë me pak më shumë humor.

Përndryshe, njerëzit mund ta ndjekin sërish një fragment nga njëra prej emisioneve që ajo drejtonte.

Në emisionin argëtues të pasdites “E diell” në Top Channel, ajo ia ka dhënë epitetin vetës të cilën mund ta gjejë në minutën 01:00 të videos si më poshtë. Sigurisht, edhe aty ishte lojë, por nga gafa me librin e sidomos nga tentimi për ta demantuar, ai fragment i lojës mund t’i merret nga shumëkush edhe si i vërtetë.

Temat
Showbiz

Të afërta