CAS merr vendim për Real Madridin

Gjykata e Arbitrazhit për Sport (CAS) ka marrë vendimin e mirë për Real Madridin.
Futbollistët e rinj të Real Madridit, të dënuar nga FIFA, mund të luajnë për gjigantin madrilen.

Gjykata e Arbitrazhit për Sport (CAS) ka marrë vendimin, e konfirmuar edhe nga klubi kampion i Evropës.

“Gjykata e Arbitrazhit e ka pranuar kërkesën e Real Madrid ndaj sanksioneve të FIFA-së. Kështu, fëmijët e prekur nga dënimi mund të luajnë përsëri me ekipet e tyre përkatëse”, thuhet në njoftimin e publikuar nga Real Madrid, përcjell “Lajmi.net”.

“Los Blancos” janë të dënuar nga realizimi i përforcimeve deri në vitin 2018.

Por, të rinjtë për të cilët u dënua, do të lejohen që të paraqiten për ekipin madrilen.

Temat
BotëSport

Të afërta