Bonucci: Isha gati të transferohem te kjo skuadër gjatë verës

Leonardo Bonucci ka bërë të ditur se ka refuzuar Manchester Cityn këtë afat kalimtar veror.
Mbrojtësi i Juventusit, ka zbuluar se ka pranuar një ofertë nga skuadra angleze, por ka vendosur të qëndrojë te ‘Zonja e Vjetër’.

“Nëse them se s’kisha dyshime për të ardhmen, do të bëhesha hipokrit”, deklaroi Bonucci.

“Gjithmonë kam thënë se Juventusi është shtëpia ime, dhe jam i lumtur me zgjidhjen time”, deklaroi Bonucci për mediet italiane, përcjell Lajmi.net.

“Por, këtë verë kam pasur një sprovë, sepse më kërkonte një trajner”, vazhdoi italiani, duke bërë të ditur se e kërkonte Pep Guardiola.

“Në një pikë të caktuar, e ndala veten, dhe kujtova se ëndrra ime e fëmijërisë ka qenë për të fituar me Juventusin”, shtuar 29 vjeçari.

Temat
BotëSport

Të afërta