Zbulohen mesazhet e terroristëve të ISIS që kryen sulme në Gjermani: Përdore sëpatën, jo thikën, do të shkosh në xhenet

Një seri masazhesh tmerruese janë zbuluar sot të cilat flasin për shkëmbimet bisedash midis një agjenti të ISIS-it dhe dy fanatikëve që kryen sulme në Gjermani gjatë kësaj vere.

Gjermani u trondit këtë verë nga dy sulme të frymëzuara nga ISIS brenda vetëm një jave, më saktësisht në muaj korrik, njëri me sëpatë në një tren dhe tjetri një sulm vetëvrasës me bombë afër një festivali muzikor, që të dyja në veri të Bavarisë, transmeton Express.

Këto mesazhe tmerruese tani zbulojnë se si ekstremistët e përfshirë në sulme ishin në kontakt me ISIS-in deri në momentin para sulmeve që kryen.

Njërit nga sulmuesve i ishte thënë: “Kij besim në Zot”.

Ndërsa tjetrit i ishte premtuar se ai do ta fitonte xhenetin.

Ndërkohë, azil kërkuesi afgan, Riaz Kahn Ahmadzai u vra nga policia më 18 korrik pasi që plagosi pesë persona në një tren në Wurzburg.

Këto mesazhe zbulojnë se si ISIS e kishte urdhëruar atë që ta përdorte sëpatën në vend të thikës.

Temat
BotëLajme

Të afërta