Versioni i Policisë për uljen e aeroplanit italian në Durrës

Policia jep versionin e saj në lidhje me avionin e ateruar në fshatin Gotull të Ishmit.
Rreth orës 08:45, Policia e Durrësit ka marrë një njoftim se në fshatin Gotull, njësia administrative Ishëm, është parë të ulet një avion i përmasave të vogla.

Menjëherë është shkuar në vendin e ngjarjes ku është konstatuar i dëmtuar gjatë uljes një avion i përmasave të vogla, ndërsa piloti nuk kishte pësuar lëndime gjatë uljes.

Piloti i avionit është një shtetas italin, Guido Andrea Guidi, 69 vjeç.

Në shpjegimet e para që jep ky shtetas, siç transmeton ATSH, thotë se është ngritur nga Bari dhe ka dashur të bëjë një udhëtim me destinacion veriun e Italisë. Për shkak të kohës së bukur ka vendosur të kryejë një fluturim mbi det.

Në lartësinë 4 000-5 000 këmbë ky shtetas deklaron se i ka dhënë defekt avioni. Ka parë nga lartësia një tokë arë të punuar, të cilën e ka konsideruar vendin më të përshtatshëm për t’u ulur. Është përpjekur të ulet dhe gjatë uljes avioni ka pësuar dëmtime.

Piloti është shoqëruar në Spitalin Rajonal Durrës për një kontroll mjekësor, megjithëse nuk ka pësuar dëmtime, ndersa eshtë njoftuar prokurori i gatshëm.

Gjate kontrollit në brendësi të avionit nuk është gjetur asnjë send i kundraligjshëm.

Të gjitha shërbimet kanë kryer krehjen e vendit ku është gjetur avioni dhe zonës përreth. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave e rastit në fjalë, thuhet ne deklaratën e Policisë.

Më herët, gjatë punimeve të seancës së sotme tëKuvendit, deputeti demokrat, Flamur Noka, pretendoi për rënien e një avioni të vogël, i ngarkuar me hashash, në zonën e Ishmit (Durrës).

Temat
Rajon

Të afërta