Trump thotë se ndjehet si 30- vjeçar, derisa Clinton po përmirësohet

Doktoresha Lisa Bardack, thotë se e nominuara demokrate për presdiente të Shteteve të Bashkuara, Hillary Clinton, është “e shëndoshë dhe e aftë për të shërbyer” si presidente.
“Ajo po ripërtrihet mirë me antibiotikë dhe pushim”, tha Lisa Bardack, mjeke e zonjës Clinton, në një letër të publikuar sot nga fushata e saj.

“Ajo vazhdon të jetë shëndosh dhe e aftë të shërbejë si presidente e Shteteve të Bashkuara”, thuhet në letrën e saj.

Hillary Clinton, 68 vjeç, tha se kishte ndjerë trullosje dhe e kishte humbur drejtpeshimin në ceremoninë e përkujtimit më 11 shtator në Nju- Jork.

Ajo ishte diagnostikuar me pneumoni.

Shëndeti i zonjës Clinton i kishte shtuar shqetësimet për aftësinë e saj për të qenë presidete amerikane.

Kandidati republikan presidencial, Donald Trump, në programin televiziv “Doctor Oz Show”, që është xhiruar dje, foli për gjendjen e vet shëndetësore si thumbim ndaj asaj të Clinton.

“Unë jam pothuajse në moshë të njejtë si Ronald Reagan (kur ishte president) dhe Clinton është një vit pas meje. Nuk e di a ka kjo kuptim, por duke u bazuar në jetën time, do të thoja se ndjehem mirë sot ashtu sikur isha në moshën 30 vjeçare”, tha Donald Trump.

Temat
BotëLajme

Të afërta