ShBA: Policia vret 13-vjeçarin

Policia në Ohio të ShBA-ve e ka vrarë një 13-vjeçar gjatë një aksioni kundër një vjedhje të armatosur të raportuar.

Policia ka thënë se 13-vjeçari e kishte nxjerr revolen para se ata të qëllonin në drejtim të tij, transmeton Express.

Por, më vonë është kuptuar se revolja që adoleshenti po barte ishte “BB gun”.

Rasti ka ndodhur dje në mbrëmje në Columbus.

Momentin e incidentit policia po reagonte ndaj një vjedhje të armatosur që përfshinte disa të dyshuar.

“Oficerët i ndoqën të dyshuarit…dhe tentuar t’i kapin për t’i futur në paraburgim, kur një i dyshuar e nxori revolen,” policia ka thënë në një komunikatë sot në mëngjes.

“Oficeri qëlloi me armë dhe shqelmoi disa herë të dyshuarin”, shtoi policia.

I dyshuari, i identifikuar si Tyree King, 13-vjeç, ishte dërguar në spital të fëmijëve ku edhe ka vdekur./Express/

Temat
BotëLajme

Të afërta