Parandalohet krimi në familje (Video)

Një 49-vjeçar me banim në Surrel të Tiranës u arrestua në flagrancë nga policia gjatë një konflikti në familje, i cili fatmirësisht nuk arriti deri në përdorimin e armës.
Sali Hasmeta është zënë me pjesëtarët e familjes së tij, gruan e fëmijët, ndërsa banorët e zonës kanë njoftuar në sallën operative për konfliktin në familje. Forcat e komisariatit numër 4 janë nisur drejt Surrelit, ku kanë bërë të mundur vënien në pranga të 49-vjeçarit. Ndërhyrja fatmirësisht ka qenë në kohë, pasi në momentin e mbërritjes së efektivëve, Hasmeta ishte duke kërkuar për armën që kishte fshehur në një hambar jashtë shtëpisë.

Nga kontrolli që policia bëri në banesën e tij, përveç automatikut me një krehër me 30 fishekë, gjeti edhe një pistoletë të markës Bereta me një krehër me 5 fishekë, si dhe një qese të mbushur me 211 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

49-vjeçari do të hetohet për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Dhuna në familje”.

Temat
LajmeRajon

Të afërta