Nuk do të besoni se për çfarë i ka paditur prindërit një vajzë 18 vjeçare

Një 18 vjeçare nga Austria ka paditur prindërit e saj sepse i kishin shpërndarë fotografi nga fëmijëria e saj në Facebook.

Sipas mediave lokale, avokati i 18 vjeçares, emri i së cilës nuk dihet, ka thënë se prindërit i kishin shpërndarë fotografitë në internet, pa kërkuar lejen e saj, transmeton lajmi.net

Avokati i saj, Michael Rami, gjithashtu shprehet se nëse rasti në gjykatë provohet si shkelje e privatsisë, ashtu siç pretendon edhe vet ky i fundit, atëherë vajza do ta fitojë rastin, i cili është i planifikuar të ndodh në nëntor.“Ishte shumë e turpshme dhe kjo nuk kishte asnjë kufi. Ata kishin shkrepur fotografi në çdo moment, kur isha në toalet apo e shtrirë lakuriq në shtratin tim dhe të gjitha i kishin publikuar”, shprehet 18 vjeçarja ndër të tjera, duke folur për mediat lokale.

Prindërit e saj nuk e kishin dëgjuar vajzën kur ajo u kishte kërkuar t’i fshinin fotografitë, madje i ati i saj ishte zotuar se kishte të drejtë të plotë për t’i publikuar ato.“Unë jam e lodhur duke mos u marrë seriozisht nga prindërit e mi”, shprehet vajza.Seanca gjyqsore do të mbahet në nëntor ku edhe do të vendoset për rastin.

Temat
Fun

Të afërta