Mediat ndërkombëtare rikujtojnë se Gjykata Speciale nisi me raportin e Dick Martyt

Mediat ndërkombëtare i kanë dhënë hapësirë të konsiderueshme deklarimit të sotshëm të David Schwendiman, Prokurorit Special që do të hetojë mbi krimet e pretenduara të kryera nga ish UCK-ja në Kosovë.
Duke raportuar nga Haga ku edhe është selia e kësaj gjykate, gazeta amerikane The New York Times, ii referohet agjencisë së lajmeve The Associated Press.

Gazeta shkruan se kryeprokurori i do të përpiqet të sjellë drejtësinë dhe të sjellë para drejtësisë ata që shkaktuan mizoritë gjatë betejave në Kosovë. Për këtë arsye, prokurori është zotuar sedo të kryejë hetime “pa frikë dhe pa favorizime”, transmeton lajmi.net.

David Schwendiman, asnjë ish prokuror federal në SHBA i cili ka punuar edhe në Bosnie dhe Afganistan, u ka thënë gazetarëve se është ‘i vetëdijshëm për ndjeshmërinë politike të asaj që do të bëjë”, por ka nënvizuar se “do të drejtohem vetëm nga faktet dhe ligji”.

1-45

2-24

Temat
Vend

Të afërta