Mashtrim spektakolar në Dibër, kishte 10 vjet që merrte pensionin e një 67-vjeçarje

Policia e Dibrës ka proceduar penalisht një person pasi akuzohet se ka marrë pensionin e një gruaje që ndodhet me banim në Tiranë në mënyrë të paligjshme.

Ka qenë djali si saj që ka denoncuar rastin në fjalë, duke sqaruar se personi me iniciale S.T banues në Lukan të Dibrës, duke përdorur identitetin e nënës së tij ka arritur të mashtrojë arkëtarin dhe shpërndarësin e pensioneve dhe ka marrë lekët e pensionit për 10 vjet me radhë.

Ndërsa, e ëma e B.N që ka denoncuar rastin vazhdonte të merrte pensionin në mënyrë të ligjshme në Tiranë.

Për këtë arsye, policia ka proceduar penalisht S. T. për veprat penale të “Mashtrimit” dhe “Falsifikimit te dokumentave”, si dhe D.D, 59 vjeç, lindur dhe banues në Qafë Murrë, Dibër, me detyrë arkëtar në Njësinë Administrative Selishtë dhe shpërndarësin e pensioneve F.C,30 vjeç, banues në Selishtë.

Temat
LajmeRajon

Të afërta