Ky është iPhone 8? (Foto)

Ndonëse nuk ka një javë që u prezantua iPhone 7-a, njerëzit kanë nxjerrë lajme shumë të mira për ata që u zhgënjyen.

Së pari, që iPhone 8 do të hidhet në treg shtatorin e 2017-ës. Së dyti, që do të sjellë risi sa për dy telefonë bashkë. Ndonëse ende mbetet shumë për të konfirmuar, hakerat kanë nxjerrë disa të dhëna interesante sa edhe shqetësuese mbi modelin e radhës.

Viti që vjen do të shënojë 10-vjetorin e iPhone, ndaj 8-a do të ketë ndryshime të dukshme që në pamje. Ekrani do të përfshijë gjithë sipërfaqen e telefonit dhe besohet se do të zhduket butoni ‘Home’, duke u zëvendësuar me një buton virtual në ekran.

Por pasi hoqi dorë nga kufjet e zakonshme duke i zëvendësuar me AirPods (kufje wireless), Apple duket se ka ndërmend të heqë dorë edhe nga karikuesit me tela. Sipas këtyre burimeve, iPhone 8-a do të vijë me një karikues wireless.

Megjithatë kjo e fundit mbetet akoma e pasigurt.

ipp_1473942251-5070663

ip_1473942247-8816170

i_1473942265-3227681

Temat
Teknologji

Të afërta