Kaos dhe gjak në rrugët e Francës (Video/Foto)

Mijëra njerëz nga e gjithë Franca dolën në rrugë për të protestuar kundër vendimeve të qeverisë së re dhe ligjit mbi reformën e punës.

Gjatë protestës pati edhe përplasje mes protestuesve dhe policisë, ku më pas këta të fundit përdorën gaz lotsjellës dhe ujë me presion për t’i shpërndarë protestuesit.

Në rrugët e Parisit u panë mijëra demonstrues të cilët ishin të pakënaqur me ligjin e ri të punës.

tan2016-9-15_18028744_0

Konflikti filloi kur një grup i protestuesve me fytyra të mbuluara provokuar policinë duke hedhur gurë dhe pishtarë mbi ta. Zbatimi i ligjit i është përgjigjur këtyre provokimeve me shkopinj gome dhe gaz lotsjellës.

Gjatë përleshjes ka pasur të lënduar nga ana e protestuesve, ndërsa, nga policia pesë mbetën të lënduar, njëri prej tyre kishte pësuar djegie.

tan2016-9-15_18136261_0

Një numri i madh i fluturimeve janë anuluar për shkak të grevës së punëtorëve të aeroportit për shkak të ligjit të ri mbi kontrollet e trafikut.

Ligji i ri i punës ka për qëllim të ulë normën e papunësisë në Francë.

tan2016-9-15_171552300_2-620x350

Temat
BotëLajme

Të afërta