Gjermani: Përleshje mes gjermanëve dhe azil kërkuesve

Policia gjermane ka thënë sot se rreth 100 oficerë të saj është dashur të intervenojnë për të ndërprerë një përleshje mes gjermanëve të së djathtës dhe azil kërkuesve në qytetin lindor gjerman, Bautzen.

Zëdhënësi i policisë në Bautzen, Thomas Knaup, ka thënë se rreth 80 gjermanë dhe 20 emigrantë janë përleshur njëri me tjetrin dje në mbrëmje në një market, transmeton Express.

Policia është dashur t’i ndajë grupet gjatë kësaj përleshje ku disa oficerë janë sulmuar me shishe nga azil kërkeusit.

460x_1473929389-5209226

Temat
BotëLajme

Të afërta