Eksperti amerikan i antiterrorizmit vlerëson punën e organeve të rendit në Kosovë

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Skender Hyseni priti në takim ambasadorin amerikan Jacob Walles, që aktualisht është këshilltar i lartë në Byronë e Antiterrorizmit në Departamentin Amerikan të Shtetit, shkruan Gazeta Express.

“Ministri Hyseni dhe ambasadori Walles zhvilluan një bisedë përmbajtjesore lidhur me fenomenin e ekstremizmit të dhunshëm, luftëtareve të huaj dhe terrorizmit. Ambasadori Walles vlerësoi lartë punën që kanë bërë organet e rendit në Kosovë në parandalimin e pjesëmarrjes së qytetarëve të Kosovës në konfliktet e huaja.” njofton në komunikatë për media Ministria e Punëve të Brendshme.

Më tej bëhet e ditur se në këtë takim u vlerësua lartë bashkëpunimi i shkëlqyeshëm i deritanishëm, po ashtu u bisedua edhe për aspektet e veçanta të bashkëpunimit në të ardhmen midis Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në këtë fushë.

Temat
LajmeVend

Të afërta