Dalin mesazhet në Facebook mes autorit e viktimës dy orë para vrasjes së 17-vjeçarit në Pogradec

Dalin të tjera detaje nga vrasja e dy dite më parë në Pogradec ku një 18-vjeçar vrau me armë zjarri shokun e tij adoleshent pas sherrit për një femër.

Mësohet se grupi hetimor ka pasur akses në profilet e Facebook të autorit dhe viktimës, nga ku ka kuptuar edhe kontekstin e ngjarjes nga bisedat mes dy të rinjve në rrjetin social, raporton Panorama.

Burimet thanë se mes autorit dhe viktimës në bisedën që është bërë 2 dy orë përpara ngjarjes, ka sharje dhe kërcënime.

Hila akuizoi Muçollarin se ndërhyri në lidhjen e tij me një vajzë.

Fabio Hila, i cili mbeti viktimë, për rreth 60 minuta sa ka zgjatur biseda, ndër të tjera i kërkonte Muçollarit, autorit të takoheshin në lokal për t’u sqaruar.

Në bisedën në Facebook kuptohet se autori dhe viktima ishin shokë.

Temat
LajmeRajon

Të afërta