Conte e quan kështu Kloppin

Nesër na pret super-sfida e futbollit anglez, Chelsea-Liverpool.
Trajneri i bluve, Antonio Conte, ka thënë fjalë të mëdha për teknikun e “The Reds”, Jurgen Klopp.

“Klopp është njëri ndër trajnerët më të mirë në botë dhe vlerat e tij po i tregon më së miri te Liverpooli”, deklaroi Conte.

Tutje, ai konfirmoi se David Luiz do të luajë nesër nga minuta e parë.

“Luiz do të luajë nga fillimi. Jam shumë i lumtur për të dhe pres që të paraqitet mirë. Jemi duke punuar që ta arrijë formën më të mirë”, shtoi trajneri italian.

Temat
BotëSport

Të afërta