Befason Adele: Pauzë për 10 vite (Video)

Ky vit ka qenë mjaft i suksesshëm për Adele.

Biletat për koncertet e saj janë shitur brenda pak minutash, por nëse nuk e keni parë këngëtaren këtë vit, me shumë mundësi keni humbur rastin ta ndiqni “live” për të paktën 10 vitet e ardhshme.

28-vjeçarja do të bëjë një shkëputje pasi ka dëshirë t’i përkushtohet totalisht rritjes së djalit të saj, Angelo-s.

Vitin e kaluar, Adele ka fituar plot 85 milionë dollarë ndërkohë që thuhet se ka mbledhur 100 milionë dollarë nga biletat e koncerteve të këtij sezoni. Mesa duket, Adele a ka arritur pikën më të lartë të karrierës së saj, ndaj dhe ka preferuar të bëjë një pushim të gjatë.

Temat
Showbiz

Të afërta