Vazhdon gjyqi i Grupit të Kumanovës me dyer të mbyllura

Në ora 10 vazhdon seanca gjyqësore për rastin “Lagjja e Trimave- Kumanovë”, në të cilën akuzohen 37 persona për veprën penale terrorizëm dhe për “mbështetje logjistike”, të datës 9 dhe 10 maj të vitit 2015, njofton Portalb.

Edhe seanca e sotme është e mbyllur për opinionin, sepse në radhë janë ende dëshmitarët e mbrojtur, të cilët janë policë që kanë marrur pjesë në ngjarje.

Në maj të vitit të kaluar në Lagjen e Trimave në Kumanovë, një grup i armatosur u përlesh me forcat e sigurisë të Maqedonisë. Gjatë konfliktit u vranë 8 policë nga njësitet speciale dhe nga njësitet e veçanta të MPB-së, ndërkaq 4 të tjerë u plagosën. Nga grupi shqiptar mbetën të vrarë 10 veta.

Temat
LajmeRajon

Të afërta