Thaçi shpërndan abetare për fëmijët e shqiptarëve që jetojnë në Kanada

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili ndodhet në Kanada ka bërë të ditur se gjatë një takimi që ka zhvilluar me komunitetin shqiptaro-kanadez ka shpërndarë abetare në gjuhën shqipe për fëmijët e shqiptarëve që jetojnë në këtë shtet, shkruan Gazeta Express.

“Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, për brezat e rinj shpërndamë edhe Abetaren tonë shqipe.” njofton Thaçi.

Presidenti i Kosovës në lidhje me takimin u shpreh “Komunitetin tonë e garantova se do të kenë vëmendjen e plotë të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe se ata do të jenë ura jonë lidhëse me Kanadanë.

Gjithashtu, falënderova edhe qeverinë dhe popullin kanadez për mbështetjen e madhe gjatë periudhës së luftës më ‎1998 – 1999, për kontributin në kuadër të KFOR-it dhe për përkrahjen për pranimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.”

Temat
LajmeVend

Të afërta