Tërmetet mbushin Ohrin me shkupjanë

Shumë persona nga Shkupi, kryesisht pensionistë, kanë ardhur në Ohër që t’u ikin streseve nga seria e tërmeteve, nga zona epiqendrore e Shkupit, shkruan Portalb.

Bëhet fjalë, kryesisht për pronarë të shtëpive të vikendit, të cilët në to i kalojnë pushimet verore.

Këtë shtator, ata janë rikthyer në Ohër, ndërkaq ajo mund të shihet edhe në shëtitoret, kafiteritë, lagjet dhe në fshatin Velestovë mbi liqenin e qytetit.

Për fat të mirë, këto ditë është koha ende me diell dhe temperaturat ditore ende janë të larta, por edhe uji i liqenit është ende i ngrohtë./Portalb/

ohri-0914_1473844520-8678352

Temat
LajmeRajon

Të afërta