Studentët përfshihen në politikë, kërcënojnë me protesta nëse nuk lirohen aktivistët e VV-së

Dhjetëra studentë të Universitetit të Prishtinës, kanë kundërshtuar sot arrestimin dhe akuzimin e 4 kolegëve të tyre për terrorizëm.

Përmes një deklarimi publik, ata u kanë dalë në mbrojtje 4 prej 6 aktivistëve të arrestuar të Vetëvendosjes, të cilët janë studentë të Universitetit të Prishtinës, “Hasan Prishtina”, raporton KTV.

Berita Abazi, studente e Fakultetit Juridik, tha se studentët kanë qenë gjithmonë aktivë në jetën publike dhe se është e padrejtë të arrestohen vetëm pse janë politikisht aktivë.

Ajo theksoi të drejtën e studentëve për të pasur një rol të përfillshëm në shoqëri duke kërkuar lirimin e Adea Batushës, Astrit Deharit, Egzon Halitit dhe Atdhe Arifi.

Këta të katër studentë të UP-së, po akuzohen për terrorizëm në lidhje me rastin e sulmit ndaj objektit të Kuvendit.

Temat
LajmeVend

Të afërta