ShBA i jep Izraelit 38 miliardë dollarë për zhvillimin e ushtrisë

ShBA dhe Izraeli kanë rëndë dakord për një pako rekord 38 miliardë dollarë ndihma ushtarake për zhvillimin e industrisë të Mbrojtjes së Izraelit.

Kjo marrëveshje, e cila përbën premtimin më të madh për ndihmë ushtarake që ShBA ia ka bërë ndonjë shteti, do të sigurojë financa për Mbrojtjen e Izraelit, por po ashtu përfshinë edhe koncesione të madh nga kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.

E ato përfshijnë, Izraeli përkushtohet që të mos kërkojë fonde shtesë nga Kongresi dhe gradualisht të ndalojë së përdoruri, duke filluar nga viti 2020, 26.3% e parave nga ndihmat që vendi i shpenzon në zhvillimin e industrisë së vet të mbrojtjes në favor të armëve të prodhuara në ShBA.

Marrëveshja, e njohur si memorandum i mirëkuptimit, bën thirrje për 3.8 miliardë dollarë ndihmë në vit, që është më shumë se shuma 3.1 miliardë dollarë në vit në bazë të paktit aktual, i cili skadon në vitin 2018.

Raportohet se Netanyahu ka kërkuar rritje prej 4.5 miliardë dollarë në vit, faktikisht.

Temat
BotëLajme

Të afërta