Së shpejti verifikimi i statusit të grave të përdhunuara gjatë luftës

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ka bërë të ditur se së shpejti do të nis verifikimi i statusit të grave të përdhunuara gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Abrashi ka thënë se tashmë është shpallur konkursi për anëtarët e Komisionit Qeveritar, që do të bëjnë njohjen dhe verifikimin e statusit të viktimave të dhunës seksuale, transmeton lajmi.net

Ai ka shtuar se do të themelohet edhe një Zyrë Përkrahëse administrative që do të asistojë Komisionin.

Njoftimi i tij:

Së shpejti fillon procesi i njohjes dhe verifikimit të statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës,

Në dy takime të ndara, takova përfaqësuesit e UN Ëomen në Kosovë të udhëhequr nga znj. Flora Macula, si dhe znj. Chrystele Todd nga Iniciativa për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Konflikte pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar.

Në dy takimet trajtuam hapat e ndërmarrë deri më tani nga MPMS lidhur me procedurat për njohjen dhe verifikimin e statusit te viktimave të dhunës seksuale gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës, si konkursi tashmë i shpallur për anëtarët e Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të viktimave të dhunës seksuale dhe themelimin e Zyrës Përkrahëse administrative që do të asistojë Komisionin Qeveritar.

U pajtuam për nevojën që Kosova më në fund të largojë stigmën e padrejtë ndaj viktimave të dhunës seksuale të luftës dhe t’u ofrojë atyre drejtësinë e munguar, proces ky që fillon shumë shpejt.

Temat
LajmeVend

Të afërta