Janë proceduar penalisht dy punonjës policie të Bashkisë së Pogradecit, pasi akuzohen për shpërdorim detyre.
Sipas policisë së Pogradecit në pranga kanë përfunduar A.H, 45 vjeç dhe A.B, 27 vjeç, të dy banues në Pogradec.
Të punonjësit e policisë bashkiake janë proceduar penalisht pse duke qenë me detyrë punonjës të Policisë Bashkiake Pogradec, jashtë kompetencave të tyre, pranë vendit të quajtur “Varrezat e Dëshmorëve”, në dalje të qytetit të Pogradecit, duke shpërdoruar detyrën, kanë ngritur një pikë kontrolli për mjetet e tonazhit të rëndë, si edhe kanë vendosur masa administrative duke detyruar drejtuesit e mjeteve, që këto të fundit t`i shlyenin duke i paguar me lekë në dorë.
Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm, i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale: “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Pena. /GazetaExpress/
