Papa Françesku: Vrasja në emër të Zotit bëhet nga dreqi

Papa Françesku ka denoncuar të mërkurën vrasjet në emër të Zotit, si satanike, gjatë një meshe të mbajtur në nderim të priftit francez Jacques Hamel, fytin e të cilit e patën prerë xhihadistët në korrik, shkruan AFP.

“Vrasja në emër të Zotit është satanike”, tha ai në fjalimin e tij, ku morën pjesë rreth 80 pelegrinë nga pjesa veriore e Francës, Rouen, ku edhe ndodhi sulmi ndaj priftit Hamel

“Ai ishte një martir”, tha Papa Françesu për Hamel, duke e përshkruar atë si një njëri të mirë e të butë, i cili ishte vrarë si një kriminel.

“Sa mirë do të ishte nëse të gjitha besimet fetare të deklarojnë se vrasja në emër të Perëndisë ishte satanike”, tha Papa Françesku.

Temat
BotëLajme

Të afërta