Kosova do të përgatitet në këtë vend për ndeshjen me Kroacinë

Përfaqësuesja e Kosovës përgatitjet për ndeshjen ndaj Kroacisë, e cila luhet me 6 tetor, do t’i kryej në vendin tonë.

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ndeshjen e dytë eliminatore për botërorin “Rusia 2018” ndaj Kroacisë do ta zhvillojë në Shkodër.

Dhe, përgatitjet për këtë ndeshje përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaki, ka vendosur t’i zhvillojë në Kosovë, ndryshe nga ndeshja e parë kundër Finlandës, kur kishte grumbulluar ekipin jashtë vendit.

Grumbullimi i Përfaqësueses për ndeshjen ndaj Kroacisë do të nisë më 2 tetor në Prishtinë. Ekipi kosovar do të përgatitet në Prishtinë deri më 4 tetor, kur do të marrë rrugë për në Shkodër, ku edhe do të luhet ndeshja në mungesë të një stadiumi me standarde ndërkombëtare në Kosovë.

Më 5 tetor, Përfaqësuesja do të zhvillojë një stërvitje në “Loro Boriçi” të Shkodrës, kurse më 6 tetor do të zhvillohet ndeshja, duke nisur në orën 20:45.

Temat
SportVend

Të afërta