Insiston VV: Aktivistët po mbahen në arrest pa asnjë provë

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit e cila ka lënë në fuqi masat e shqiptuara ndaj gjashtë aktivistëve të arrestuar lidhur me sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës, shkruan Gazeta Express.
Me anë të një komunikate për media VV ka shprehur se aktivistët po mbahen pa asnjë provë.

“Përderisa, gjashtë të arrestuarit po mbahen pa asnjë provë e asnjë argument, krejtësisht të pafajshëm, Gjykata sot, përmes gjuhës së shkeljes të së drejtës, ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes për t’ua hequr atyre masat e ndalimit.” thuhet në komunikatë.

Vetëvendosje ka theksuar se Gjykata e Apelit, sot e kishte mundësinë që ta korrigjonte gabimin e bërë me arrestimin e aktivistëve të Vetëvendosje-s dhe t’i lironte ata.

Ndërkohë më herët Policia e Kosovës ka publikuar provat e gjetura nga operacioni ndaj anëtarëve të Vetëvendosjes. Ndërsa masa ndaj deputetit Glauk Konjufca erdhi pas hedhjes së ketij të fundit gaz lotsjellës në ambientet e Kuvendit të Kosovës

Temat
LajmeVend

Të afërta