Gjesti i polices në Tiranë i ka mahnitur të gjithë (FOTO)

Punonjësja e re e Patrullës së Përgjithshme inspektore Dorina Çipi.

Vajza e vogël që shihni në foto po shkonte në shkollë dhe ishte e vetme nga krahu tjetër i rrugës. Është Dorina ajo që sapo e ka konstatuar vajzën e vogël të vetme e ka takuar, e ka kaluar nga krahu tjetër i rrugës dhe më pas e ka shoqëruar në shkollë

Raste të tilla në botë janë të përditshme e të shumta, por tashmë përmes vajzave si Dorina ne i shohim edhe në Shqipëri.

Kjo është sjellja që të gjithë duam nga policia e shtetit në shërbim të qytetarëve dhe komunitetit, një leksion që sot nuk është thjesht një veprim nga ana e një policeje të re në detyrë, por është një foto që i uron ditë dhe vit të mbarë shkollor të gjithë fëmijëve, por edhe prindërve të tyre. /Citynews.al/

dorina-police-1-1_1473841129-4072765

Temat
LajmeRajon

Të afërta