Donald Lu: Policisë shqiptare i dhamë listën e terroristëve, nuk dihet si do veprojnë kundër tyre

Ambasadori amerikan Donald Lu në fjalimin që ka mbajtur ditën e sotme në tiranë në konferencën kundër ekstremizmit të dhunshëm ka deklaruar se SHBA-të i kanë dhënë akses, Policisë Shqiptare, në listën e terroristëve potenciale, në luftën e përbashkët që po zhvillojnë kundër tyre.

Ajo çfarë tha më pas ambasadori ishte se edhe pse i është vënë në dispozicion policisë shqiptare kjo listë ende nuk dihet mënyra sesi polica do të luftojë kundër tyre.

“Shqipëria ka pasur arritje të rëndësishme që ka ulur numrin e luftëtarëve që shkojnë në Siri dhe kjo është një arritje e fuqishme dhe e paprecedentë por ka një shqetësim të ri: Kalimin e luftëtarëve tranzit nëpër disa vende drejt BE.

SHBA mbështet institucionet e shtetit shqiptar për të luftuar terrorizmit dhe ushtrimet e simuluara, por këto ushtrime nuk duhet të shkelin të drejtat e refugjatëve.

Njëri nga mjetet që i vihet në dispozicion qytetarëve shqiptarë ka qenë aksesi në database e terrorizmit; me këtë mjet, Policia Kufitare Shqiptare mund të ketë akses në listën e terroristëve potencialë. ISIS nuk është vetëm një ushtri, është një ideologji dhe ndaj bën një kërcënim serioz për Evropën. Nuk e dimë në çfarë forme do të materializohen këto kërcënime, kujtoj rastin e Nisës, por dimë që ngado të vijnë ne, jemi besimplotë jemi gati për t’i përballuar,” theksoi Lu.

Temat
LajmeRajon

Të afërta