BE synon të shpërndajë rrjet 5G nëpër Evropë prej vitit 2025

Bashkimi Evropian dëshiron që të vë në dispozicion gjeneratën e pestë të teknologjisë së komunikimeve (5G) nëpër vendet e bllokut, si dhe të mundësojë qasje pa pagesë në internet në çdo qytet dhe vend të madh publik brenda dekadës së ardhshme.

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, ka thënë sot se ekzekutivi i BE-së synon që të shpërndajë teknologjinë 5G kah viti 2025, duke thënë se kjo do të mund të krijojë dy milionë vende pune, transmeton Express.

Ai u ka thënë ligjvënësve të BE-së se çdo qytet dhe vend evropian duhet të ketë qasje pa pagesë në internet prej vitit 2020./Express/

5g-internet_1473844818-5096170

Temat
BotëLajme

Të afërta