Aksident në Kamëz, shtyp me motorr 6-vjeçarin ditën e parë të shkollës dhe ikën

Një ngjarje që mund të përfundonte me pasoja tragjike ka ndodhur ditën e djeshme në Kamëz, ku një person ka shtypur me motor një fëmijë 6 vjeç.

Mësohet se Lavdiu K, pasi ka përplasur fëmijën në ditën e parë të shkollës nuk ka ndaluar, por ai ka lëvizur nga vendi i ngjarjes.

Menjëherë fëmija është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa personi që ka shkaktuar aksidentit është arrestuar.

Policia e Tiranës njoftoi se ngjarja ka ndodhur dje në rrugën “Berisha”, ku burri në fjalë, duke drejtuar motorrin “Keeuay”, ka aksidentuar E. Gj., 6 vjeç e ku më pas është larguar nga vendi i aksidentit. Por, pas pak, Lavdi K. është arrestuar nga policia.

Temat
LajmeRajon

Të afërta